Shkrumbohet makina luksoze në rrugën Levan-Tepelenë, shkaqet mbeten mister


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Një automjet tip “Mercedes Benz ML” ka marrë flakë në mes të rrugës, në afërsi të Bejarit, në Mallakastër, duke u shkrumbuar plotësisht.

Burime nga vendi i ngjarjes kanë bërë me dije se makina ka marrë flakë papritur dhe drejtuesi i saj ka zbritur menjëherë, duke shoqëruar edhe personat e tjerë që ndodheshin në makinë.

Nga ana e bluve është duke u punuar për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit në makinë, për më tepër një automjet luksoz, edhe pse është deklaruar se flakët kanë qenë aksidentale.