Dy makina janë djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë në rrugën “Veledin Kollozi”. Mësohet se mjeti tip ‘Benz’ me targë AA 250 JG është në pronësi të Skënder Demajt ndërsa pronari i mjetit tjetër tip furgoni nuk dihet ende.
Dyshohet se zjarri i është vënë qëllimisht makinës tip “Benz” dhe më pas është përfshirë nga flakët edhe furgoni që ndodhej pranë.
Në lidhje me këtë ngjarje ka dhënë dëshminë e tij në polici edhe Skënder Demaj, i cili është shprehur se nuk ka konflikte me asnjë person.
“Nuk kam pasur konflikte kohët e fundit dhe as më parë. Nuk e di se kush mund të ma ketë bërë këtë gjë”, mësohet të ketë thënë ai. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen dhe po heton të shkuarën e pronarit të dy mjeteve.