2 persona të tjerë janë prekur nga koronavirusi në Greqi, përveç një 38-vjeçare në Selanik. Mediat greke shkruajnë se një grua në Athinë, e sapokthyer nga Italia, ishte e prekur me virusin.
Ajo është vendosur në karantinë. Ndërkohë edhe fëmija i 38-vjeçares në Selanik, ka shfaqur shenjat e koronavirusit.
Nga ana tjetër në Itali ka humbur jetën një tjetër i moshuar, duke e çuar numrin e vdekjeve në 14. Italia do të diskutojë këto ditë nëse do të mbyllë të gjitha shkollat në vend. Numri i të prekurve me koronavirus në Itali ka shkuar në 450.