Tetë vjet nga ngjarja e 21 Janarit të 2011, Shkëlqim Guce nga Gjirokastra, i cili mbeti i plagosur gjatë protestës thotë se qytetarët u qëlluan dhe u goditën pa të drejtë. Guce është shpresëplotë se drejtësia për 21 Janarin por dhe ngjarje të tjera si ajo do të jepet vetëm nga organet e reja të drejtësisë.
“Megjithëse kanë kaluar vite ne protestuesit e atyre ditëve dhe viteve shpresojmë tek drejtësia e re e cila ka trokitur. Unë shpresoj se qeveria tashmë është e ndarë nga drejtësia. Kjo drejtësi e cila është shfaqur në sfondin e këtyre ditëve besojmë se ne pragun e derës së SPAK-ut do të jetë dhe drejtësia e re. Si “21 janari” do të zbardhen edhe historitë e tjera”, thote Guce per Ora News.
Gjatë protestës së 21 janarit të 2011, mbetën të vrarë Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj.