Shkatërrohet grupi shqiptaro-grek i heroinës, dy të arrestuar


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Një grup shqiptaro-grek i trafikut të heroinës është goditur nga policia, si dhe janë sekuestruar 28 kg e 708.5 gram heroinë. Operacioni ësktë kryer nga policia e Athinës, Selanikut dhe Roja Bregdetare. Droga është gjetur e fshehur në murin e një taverne në Athinë. Heroina sipas mediave greke vinte nga Turqia dhe nga Shqipëria. Ndërkohë, është arrestuar kreu i grupit, një shqiptar 32-vjeç, si dhe nje shqiptar tjetër 34-vjeç dhe një vajze greke 29-vjeç.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 59 pako me 28 kg 708.5 gram heroinë, 5 kg 180 gram perzirës, një shishe me 520 gram lëndë e paidentifikuar, 4 pako te vogla me 90.1 gram heroinë dhe 4600 euro. Gjatë kontrolleve është arrestuar dhe një tjetër shqiptar 32-vjeç. Ndaj 32-vjecarit dhe 29-vjeçares ekzistonin urdhra arresti nga Prokurori i Athinës për pjesëmarrje ne organizatë kriminale trafiku droge më parë.