Situata para parlamentit vijon të jetë e tensionuar. Protestuesit e opozitës kanë tentuar të thyejnë kordonin policor por janë shpërndarë me gaz lotsjellës nga policia. Ata qëllojnë me sende të forta e gurë, por policia është përgjigjur me gaz lotsjellës. Ndërkohë policia ka hedhur dhe ujë me presion nga autoboti i mbërritur nga Kryeministria pas marshimit të protestuesve. Argjirolajm.net sjell pamje nga momenti kur policia lëshoi gazin lotjsellë. Shihni videot më poshtë.