Degjeneron sherri i radhës mes burrit dhe gruas shqiptare ne Itali. Pas sherrit për xhelozi, që duket se ishin të vazhdueshme ne këtë familje, 54-vjeçari rrëmben armën dhe qëllon mbi djalin. Për fat asgjë serioze, pasi i biri 20 vjeç shpëtoi për mrekulli. Policia ka bërë arrestimin e shqiptarit dhe i ka gjetur edhe një arsenal armesh, armë zjarri dhe armë të ftohta. Alarmi u dha nga bashkëshortja e tij, e cila njoftoi autoritetet policore. Gruaja shqiptare 44-vjeçare dhunohej vazhdimisht nga bashkëshorti. Ishte ajo që e dha alarmin dhe kërkoi ndihmë. Kur policia mbërriti në banesën e çiftit në Villa Romana, e gjetën burrin me iniciale V.F. në gjendje të dehur.