Dy gra nga Libohova janë kallëzuar në Prokurorinë e Gjirokastrës pasi kanë goditur një grua tjetër. Sipas policisë ngjarja ndodhi dy ditë më parë. Kallëzimi është bërë për shtetaset V. M., dhe I. Ç., 47 e 37 vjeçe, banuese në Libohovë, pasi në fshatin Dhuvjan, ato kanë goditur me pëllëmbë, shtetasen L. T., 37 vjeçe, banuese në Libohovë. Motivet e konfliktit mes tyre nuk bëhen me dije. Cështja po ndiqet nga organi i akuzës në Gjirokastër.
© ArgjiroLajm.net