Një i dënuar shqiptar është plagosur në burgun e Koridhallos në Greqi. Ngjarja ka ndodhur në qelinë e shqiptarit, i cili u sulmua me thikë të improvizuar nga një tjetër i burgosur.
Incidenti ndodhi mëngjesin e kësaj të shtune (30 mars), ndërsa shqiptari u dërgua në spital. Pas marrjes së ndihmës, shqiptari u rikthye sërish në burg.
Sipas informacioneve, sulmi ndaj shqiptarit është bërë pas një sherri që thuhet se kishte midis tyre, shkruan CNN grek.