Petrit Ismaili, avokati i ish-drejtorit të policisë së Vlorës, Jaled Çela tha se klienti i tij “do të përballet personalisht me drejtësinë sapo çështja të shkojë në gjykatë”. Ai tha se nuk mund të dilte nga arratia për shkak sepse hetimet e prokurorisë kanë qenë të paragjykuara.
“Jaeld Çela është akuzuar nga prokuroria për një vepër shumë të rëndë. Duke qenë i kësaj fushe ai e ka kuptuar se situata është e paragjykuar. Dhe këtë ia jep edhe përfundimi i hetimeve. Patjetër që do të përballet me hetimet.
Të shkojë në burg pa një akuzë konkrete, ai ndihet i paragjykuar. Nuk është dorëzuar se është i paragjykuar. Në një vit e gjysmë hetime mbrojtjes nuk i është dhënë asnjë provë. Këtë e ka vërtetuar vetë akuza që në asnjë rresht nuk ka përmendur në asnjë rast Jaled Çelën.
Pse kishte kontakte me Florian Habilajn? Nuk ka asnjë telefonatë dhe asnjë mesazh me këta persona. Kishte vetëm një SMS natën e vitit të ri në 31 dhjetor me Artan Habiljan dhe jo Moisi Habiljan dhe Çela nuk i ka kthyer fare përgjigje një numri të paregjistruar” – tha avokati Ismaili.