Shef Renato rrëfen një histori të frikshme teksa ishte në një bankë greke

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Renato Mekolli ka treguar mbrëmjen e sotme një histori që nuk ia uron askujt ta përjetojë. Ai rrëfeu për “BE Coffee” në “Tv Klan”, se i ndodhur në një bankë në Greqi, ai është përballur me hajdutët e maskuar të cilët nën kërcënimin e armës vodhën kasafortën.

Renato kishte shkuar për të derdhur një sasi parash dhe ajo që i erdhi në mendje, pasi pa grabitësit ishte të fshihte lekët.

Ai tregoi: “Është vërtetë dhe është shumë e frikshme, mos ju ndodhtë. Kam qenë në bankë dhe u futën dy veta të maskuar dhe të gjithë ne që prisnim u frikësuam dhe zbritëm poshtë karriges. Njëri nxori pistoletën dhe pasi u ula poshtë gjëja e parë që më erdhi ishte të fusja lekët në brekë”.

Sondazh: Votoni personazhin e vitit 2018 në Gjirokastër (lista me 10 kandidatë)