Sfida e Luftëtarit në Europë, a do t’ia dalë pa Abazajn dhe Likën?


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Nga Sotir Kora

Luftëtari përgatitet në Slloveni për debutimin historik në Europë, të gjithë presin se çfarë Luftëtari do të jetë në kualifkueset e Europa League ku misioni nis nga përballja e dyfishtë me letonezët e Ventspils. E ardhmja mbart gjithmonë një vello misteri, nisur edhe nga fakti se do të jetë një Luftëtar me disa ndryshime të rëndësishme nga ai që befasoi të gjithë sezonin e kaluar, pa yllin Kristal Abazaj apo timinionerin e stolit Hasan Lika por historia e afërt mëson se atje në Gjirokastër, nuk kanë frikë nga ndryshimet, përkundrazi.

Dy sezone më parë skuadra spikaste nën drejtimin e Mladen Milinkovic, Abazaj dhe Bregu spikasnin por po ashtu edhe Reginaldo, në fund të kampionatit tekniku serb i largua te Kukësi, ndërsa sulmuesi nga Mozambiku nuk rinovoi, bëhej fjalë për dy njerëz kyç në sezonin e parë të rikthimit në Superiore ku Europa u sfumua vetëm në ndeshjet e fundit, por drejtuesit në Gjirokasstër nuk u trembën nga ndryshimi, duke mos u varur nga emrat e përveçëm, sado të rëndësishëm.

Pas dështimit të dyshes së teknikëve uruguajanë, Curbello e Fernandez, Hasan Lika diti të rikthejë skuadrën në shinat e spektaklit dhe rezultateve, ndërkohë që për gjysmën e dytë mund të jepte një kontribut të rëndësishëm dhe Vasil Shkurtaj. Luftëtari bëri edhe më mirë se një vit më parë dhe tani pret debutimin europian, nga njerëzit kyç nuk është më Abazaj, e madje as Hasan Lika, por ky Luftëtar i viteve të fundit ka refuzuar varësinë ndaj emrave sado të rëndësishëm, madje është mësuar të ndryshojë për të fituar.