Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një të ri për kultivim kanabisi. Droga u gjet në fshatin Asim Zeneli, ndërsa policia nuk jep detaje për numrin e rrënjëve. Më poshtë njoftimi i plotë i dhënë nga policia.
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.
Vijon kontrolli i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimtit të bimëve narkotike. Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër u arrestua në flagrancë shtetasi:
A.M., 22 vjeç, banues në fshatin “Asim Zeneli”, Gjirokastër, pasi:
Në afërsi të fshatit “Asim Zeneli”, në vendin e quajtur “Ladovishtë”(pronë publike), u gjetën të kultivuara bimë kanabis.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.