Humb betejën me sëmundjen punonjësi i Teatrit Kombëtar, Ermal Laze, pasi pësoi një ishemi dhe përfundoi në spital. Por goditja ishte e fortë dhe nuk ia doli dot, duke ndërruar jetë. Aktorët e artistët janë sot në zi për humbjen e tij. Aktorët dhe ministrja Kumbaro mesazhe prekëse për punonjësin e Teatrit: Të lutemi për të! Ermal Laze është një nga punonjësit e Teatrit Kombëtar, për të cilin shumë persona që e njohin, miq, kolegë dhe artistë, po luten për shëndetin e tij, pasi ai ka pësuar krejt papritur ishemi.
“Ermali punonjes i Teatrit Kombëtar sot pësoi nje ishemi. Le të lutemi që ky njeri i mrekullueshëm të jetë përsëri mes nesh. Teatri të pret”, shkruan ne rrjetet sociale Arben Derhemi.
Për ngjarjen ka reaguar edhe ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro. “Ermali, një nga heronjtë e heshtur të passkenës së Teatrit Kombëtar, që pergatisin çdo gjë për skenen, aktorët dhe regjinë, po lufton me vdekjen, pas një hemorragjie cerebrale. Nëse asnjëherë nuk i duartrokasim punetorët e skenës sot ftoj që të lutemi për të që jeta të triumfojë! Mendojmë fort për ty Ermal Laze”, shkruan ministrja Kumbaro!