• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Sarandë, qendra shëndetësore ku thërret qameti. Pa ujë, pa drita dhe pa banjë. Edhe një gafë e drejtorit Arjan Kalcuni (FOTO)

09/10/2018
Sarandë, qendra shëndetësore ku thërret qameti. Pa ujë, pa drita dhe pa banjë. Edhe një gafë e drejtorit Arjan Kalcuni (FOTO)

Emisioni “BOOM” në Rtv Ora News denoncoi mbrëmjen e sotme mungesën e kushteve në ambulancën e fshatit Gjashtë në Sarandë. Ambulanca është vendosur në katin e parë të një objekti privat. Një hapësirë sa për një tualet. Pa mjek, pa ujë, pa drita, pa tualet. Banorët ankohen duke u shprehur se mungesa e kushteve mban larg edhe doktorët.

“E shikoni si janë kushtet, primitive, si do vijë doktori këtu?Nuk ka kushte”

“Bëhemi 3-4 mijë banorë dhe askush nuk vë dorë këtu. Në dimër banjat e banorëve rrjedhin në kanalin afër ambulancës.Edhe infermierja që është këtu kur shkon kryen shërbimet nëpër familje, kryen dhe nevojat personale.Kjo nuk quhet ambulancë vetëm t`i bëjmë qejfin vetes që kemi ambulancë”.

“Unë jam 86 vjeç dhe vete në Sarandë vizitohem.Mjekja rri në Metoq, ndërkohë që Metoqi është sa një lagje e jona, ne jemi 10 fish nga Metoqi.Kanë ardhur shumë mjek, kanë bërë një orë punë në mëngjes dhe kanë ikur, s`kanë ardhur më fare”.

Mungesa e kushteve ngrihet si shqetësim dhe nga infermierja e qendrës shëndetësore.

Infermierja: Unë shërbej dhe këtu dhe në qendrën e Metoqit.Këtu nuk ka banjo, nuk ka ujë. Thjeshtë është shërbim sa për infermiere, matje tensioni dhe injeksione.Doktoresha është në Gjashtë që mbulon dhe Metoqin dhe Gjashtë. Kemi bërë kërkesë disa herë në bashki dhe Ministri por nuk kemi marrë përgjigje. Nga Ministria na është thënë se do u sigurojmë një vend me qira ppr ende nuk ka gjë konkrete.

Ndërsa mjekja që duhet të mbulojë dhe ambulancën e këtij fshati, rri në Metoq, sepse siç pohon ajo aty i ka kushtet ndërsa në Gjashtë jo.

Mjekja: Unë jam mjeku për tre fshatra, Shelegarin, Gjashtën dhe Metoqin.Por qendrën e kemi këtu.Ajo nuk është normale. Është një infermiere që qëndron 2-3 orë në mëngjes, më tepër në terren.Kush ka kërkuar në shtëpi ne i kemi shkuar. Ky problem që nga 2014 është dërguar dhe në institucione zyrtarisht për zgjidhje, por ka rënë në vesh të shurdhër.

Këtë e pohon dhe Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Sarandë, Hajrie Ymeri, e cila thotë që edhe Ministria edhe Bashkia nuk i kanë dhënë leje për të marrë një ambient të ri me qira.

Drejtoresha e Q.SH. Sarandë: Me të ardhur mjekja e re e emërova në Gjashtë, ajo punoi vetëm 3 muaj atje dhe u largua mjekja e Metoqit, për mos e lënë pa shërbim e çova mjeken e Gjashtës në Metoq. Ambienti i Gjashtës është i papërshtatshëm, nuk ka aneks sanitar, për shtesë nuk kam pasur fuqi, ambineti është pa dokumenta. Për këto probleme që në 2014 i jam drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe Drejtorisë së Shëndetit Publik Sarandë.

Më së fundi i jam drejtuar fondit të sigurimeve shëndetësore për marrjen me qira të një ambienti, por nuk kam marrë përgjigje. I jam drejtuar Bashkisë për të marrë një kat në kopshtin e Gjashtës. Rashë dakord me drejtorin e shkollës që katin e parë ta merrja ta bëja qendër shëndetësore duke ndërprerë çdo marrëdhënie me kopshtin dhe të gjitha paratë do ishin nga të ardhurat dytësore të qendrës .Po kështu ramë dakord dhe me drejtorin e drejtorisë arsimore. I dërgojmë shkresë kryetares së bashkisë dhe kryetarja e bashkisë na dërgon përgjigje negative.

Ndërkohë Drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik Sarandë, Arjan Kalcuni, fton gazetarin e “BOOM” në një intervistë kompromisi.

Para intervistës shprehet: Ç’u duhet banja atyre? Vete aty bën një gjilpërë dhe ikën, çfarë u duhet banja? Duhet të korrektojmë ca gjëra. Jo më tha infermierja s’ka ujë, s’ka banjo.Nuk është normale, nuk ke pse i thua këto.Për tualetin po, por mos thuaj që nuk ka ujë. Mos ma përmend ujin. Ndërkohë gjatë intervistës: Është e vërtetë që ambjenti është i papërshtatshëm, është ambjent i vogël, mungon tualeti. Por nuk ka munguar asnjë ditë shërbimi. Infermieri që punon aty është dhe banor i fshatit, punon me turne duke u kordinuar me punonjësen tjetër. Shërbimin e bëjnë 24 orë. Sa i takon ambjentit, i është bërë kërkesë vazhdimisht Ministrisë që nga 2014 për të marrë një ambjent të ri ku të ketë dhe ambjente sanitare dhe të jetë një ambjent më i madh ku të ketë mundësi që edhe mjeku të jetë prezent çdo ditë në atë qendër.

gjilpërë dhe ikën, çfarë u

 

Related Posts

Femrat nuk durojnë dot më karantinën, plazh toples në Golem (FOTO)
Kryesore

Dhoma Amerikane: Turizëm pa ujë të pijshëm, me ujëra të zeza dhe landfille që digjen

10/07/2025
Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)
Kryesore

Veliera pëson defekt në Gjirin e Gramës, 3 persona rrezikojnë jetën (VIDEO)

10/07/2025
SHBA mbështet SPAK, Karamuço: Grupet e fuqishme kriminale nuk po investojnë në Shqipëri
Lajme

SHBA mbështet SPAK, Karamuço: Grupet e fuqishme kriminale nuk po investojnë në Shqipëri

10/07/2025
Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)
Kryesore

Mallra kontrabandë, arrestohet tregtari te “Ura e Lumit” në Gjirokastër (VIDEO)

10/07/2025
Veliera pësoi defekt, shpëtohen 3 persona në afërsi të Gjirit të Gramës  
Lajme

Veliera pësoi defekt, shpëtohen 3 persona në afërsi të Gjirit të Gramës  

10/07/2025
Caktohet kompania që do të gjurmojë kanabisin mjekësor në Shqipëri
Kryesore

Caktohet kompania që do të gjurmojë kanabisin mjekësor në Shqipëri

10/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

10/07/2025
Bebi nr.3 në rrugë: Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë një detaj të ëmbël për emrin

Bebi nr.3 në rrugë: Rihanna dhe ASAP Rocky zbulojnë një detaj të ëmbël për emrin

10/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al