Një vile 3-katëshe në Cukë të Sarandës i është vënë flaka duke e shkrumbuar pothuajse të gjithën. Pronari i vilës së bashku me familjarët e tij natën e ngjarjes nuk kanë qenë në shtëpi por janë njoftuar nga fqinjët në momentet kur shtëpia e tyre kishte marrë flakë.
Ndërhyrja e zjarrfikseve ka bërë të mundur të izolohet nga flakët vetëm njëra prej dhomave të katit të tretë.
Pronari i vilës dyshon për një zjarrvënie të qëllimshme, pasi në katet e vilës ka patur shenja të thyerjes së dritareve, nga ku dyshon se autorët e kësaj ngjarjeje kanë hyrë brenda ambjenteve të vilës.
Sipas tij, në shtëpi nuk ka patur shenja se autorët kanë tentuar të vjedhin apo kërkojnë sende me vlerë, pasi në dhomën e cila i shpëtoi djegies nuk ka patur asnjë send të lëvizur.