Një grabitje me armë është shënuar dje në Finiq të Sarandës. Tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë mbrëmjen e djeshme në banesën e Jorgo Fanit, 65 vjeç
Mësohet se grabitësit kanë dhunuar çiftin e bashkëshortëve dhe më pas kanë grabitur paratë që ndodheshin në banesë në total 2 milionë lekë të vjetra.
Cifti është zgjidhur pas rreth 2 orësh dhe sot ka njoftuar policinë.
Sipas dëshmisë në polici grabitësit flisnin shqip dhe pak greqisht. Momentalisht policia ka shoqëruar dy persona dhe vijon hetimet.