Turistë të shumtë janë mbledhur këtë sezon në qytetin e Sarandës, vend i cili konsiderohet si një nga më të bukurit në Shqipëri dhe rajon. Këtë herë, ndryshe nga vitet e tjera në këtë qytet të bukur, turistët kanë hasur pakënaqësi të shumta. Përveç rrugëve të ngushta dhe trafikut të tmerrëshëm të qytetit, ambjenti përreth është i tejmbushur me mbeturina. Me sa duket askush ska ndërmend ti boshatisë koshat në lagjet e qytetit. Pyetja që shtrojmë është: “A do i rezistojë Saranda këtyre problemeve në pikun e sezonit turistik? Kujtojmë se vitin e kaluar ky qytet është frekuentuar nga rreth 700 mijë vizitorë nga më shumë se 100 vende të botës.