Pas më shumë se 6 orësh Gjykata ka dhënë vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai është dënuar me 5 vite burg per ‘shperdorim detyre’, por qe konvertohen ne 3 vite e 4 muaj sherbim prove per shkak te gjykimit te shkuruar. E thënë më thjesht ai nuk do të kryejë asnjë ditë burg dhe nuk do të ushtrojë asnjë funksion publik per periudhen kur do te jete ne sherbim prove.
Saimir Tahiri akuzohet për tre vepra të rënda penale “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal”, në kuadër të dosjes ‘Habilaj’.
Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 12 vite burg. Gjykata rrëzoi akuzat e rënda për ish-ministrin e Brendshëm.