“Ministritë nuk do të drejtohen më nga një person i vetëm po nga një skuadër”, ka thënë kryeministri Edi Rama mbrëmë gjatë intervistës në Top Story. Kjo deklaratë e tij të lë të kuptosh se kabineti i ri do të ketë një numër të madh zëvendësministrash .
Deri më tani emrat e tyre nuk janë bërë publik, por pritet që kjo të ndodhë gjatë javës së ardhshme.
Gjasat janë që ministri të ndryshme të kenë deri në 4 zv.ministra.
Arben Ahmetaj dhe Damian Gjiknuri do të drejtojë dy ‘superministri’ të krijuara nga shkrirja e disa të tjerave. Rrjedhimisht këto dy institucione do të kenë numrin më të madh të zv.ministrave.