Qarku Gjirokastër ndodhet në kushtet e emergjencës për shkak të reshjeve të dendura të dëborës. Shumë prej rrugëve janë të bllokuara. Sa i Bashkisë Përmet raportohet se aksi Përmet-Carshovë-Tri Urat funksionon në disa segmente me zinxhirë. Rruga Përmet-Këlcyrë është e hapur. Edhe rrugët drejt njësive administrative janë të hapura, me përjashtim të rrugës drejt Frashërit.
Per momentin mesimi po zhvillohet ne gjimnazin e qytetit të Përmetit. Ne shkollat e tjera nuk do të zhvillohet mësim, ka mungesa te nxenesve. Furnizimi me energji elektrike eshte bere pa nderprerje me perjashtim te fshatrave Frasher, Zavalan, Ogren, Delvine, Lipivan, Ogdunan. Grupet e avarise po marrin masa per konstatimin dhe riparimin e difekteve. Furnizimi me uje eshte bere normalisht
Spitali dhe qendrat shenfetesore, ambulancat kane qene ne gadishmeri per çdo emergjergjencat shendetesore. Ndërkohë në Bashkinë Këlcyrë segmentet te rruges nacionale jane te qarkullueshme nga mjetet. Rruget qe lidhin bashkine me njësitë administrative janë të hapura, por vështirësi ka në rrugët që të cojnë drejt fshatrave. E bllokuar qendron rruga Kelcyre – Maleshove -Leskaj – Limar.
Mesimi ne shkolla zhvillohet vetem ne gjimnaz pasi ne shkolla te tjera ka mungesa te pjesëmarrjes se nxenesve.
Furnizimi me energji elektrike ka qene i panderprere me perjashtim te zones se Maleshoves dhe fshatit Mertinj. Furnizimi me uje ka qene pa nderprerje.
©Argjirolajm.net