Një aksident ka ndodhur sot në aksin rrugor që lidh Tepelenën me fshatin Dukaj, pranë ish SMT-së. Argjirolajm.net mëson se i aksidentuari quhet Bujar Brahaj. Ai është dërguar në spitalin e Gjirokastrës për ndihmë mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Makina me të cilën ai udhëtonte kishte dalë nga rruga. Nxjerrjen e trupit të tij nga automjeti e kanë bërë efektivët e policisië bashkiake. Argjirolajm.net sjell video ekskluzive.