• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Rruga Kardhiq-Delvinë, nis puna për tenderimin e ndërtimit të tunelit

17/04/2019
Impakti i rrugës Kardhiq-Delvinë: Gjirokastra dhe Saranda me ofertë të përbashkët turistike

Këshilli Teknik i Autoritetit Rrugor Shqiptar njofton se ka miratuar termat e referencës duke i hapur rrugë fillimit të procedurës për garën e ndërtimit të tunelit të Kardhiq-Sarandë, Loti 7.

Referuar njoftimit, kontrata më e përshtatshme për ndërtimin e tunelit është kontrata “Lump sum, Price escalation”.

“Kjo kontratë është përzgjedhur duke mbajtur parasysh rekomandimet nga të gjitha shoqatat europiane dhe amerikano-veriore të ndërtimit të veprave nëntokësore si USA, Kanadaja, Norvegjia, Franca, Austria etj. Standardet dhe kërkesat teknike të veprës do të jenë në përputhje me Rregullat Teknike për Projektimin e Rrugëve 2015, AASHTO Guide for design of pavement structures, Eurocode 2 dhe 7, Direktiva EU2004/54, Ligji 158/2013 ‘Për sigurinë në Tunelet Rrugore” si dhe rekomandimet AFTES” shkuhet në njoftimin e ARRSH-së.
Por çfarë është kontrata “Lump sum, Price escalation”?

“Lump Sum” nënkupton një kontratë me çmim të fiksuar mes autoritetit kontraktor dhe kompanisë para nisjes së punimeve.

Në rast se për realizimin e projektit, elementet e paparashikuara sjellin një rritje të shpenzimeve përtej shumës, atëhere autoriteti kontraktor përballon shpenzimet shtesë ashtu si dhe në rast të kundërt, që në rast se punimet kushtojnë më pak se sa është fiksuar para nisjes së punimeve, atëhere autoriteti kontraktor (shteti shqiptar) përfiton ulje të shpenzimeve, pra një rishikim të çmimit të paracaktuar.

Detajet e projektit

Aksi rrugor Kardhiq Sarandë ka një gjatësi prej 33 km. dhe shtrihet në jug të Shqipërisë duke përshkruar rrethin e Gjirokastrës, Delvinës dhe Sarandës. Ndërtimi i rrugës Kardhiq-Sarandë është i ndarë në 8 lote. Aktualisht tre lote kanë përfunduar së ndërtuari dhe tre prej tyre janë në ndërtim.

“Loti 7 do të bëjë ndërlidhjen me lotin 4 dhe lotin 6 të rrugës Kardhiq- Sarandë, lote të cilat janë aktualisht në ndërtim e sipër. Vendi ku kalon ky lot është Qafa e Skarficës dhe është segmenti me kushtet më të vështira ndërtimore dhe gjeologjike. Qafa e Skarficës është e rrethuar me male të larta dhe është pothuajse e zhveshur nga bimësia. Nga ana gjeologjike në këtë qafë kryqëzohen disa linja tektonike, të cilat kanë krijuar një reliev të deformuar” shkruhet në njoftim.

Loti 7 i kësaj rruge është loti i parafundit për të cilin iniciohen termat e referencës, te cilat do të realizojnë hartimin e projekt idesë mbi mënyrën e realizimit të veprës, projekt-zbatimin e plotë, studimin-gjeologjik, topografik, mjedisor dhe punimet ndërtimore për ndërtimin e tunelit të Kardhiqit dhe lidhjen e objekti me dy lotet në progres investimi.
Këshilli Teknik i Autoritetit Rrugor Shqiptar vendosi që në zgjedhjen e kontratës do të mbahet parasysh interesi më i lartë publik duke u bazuar dhe duke përzgjedhur strategjitë më të mira të menaxhimit të riskut. E në këtë rast, kontrata më e përshtatshme për ndërtimin e tunelit është vlerësuar ajo “Lump sum, Price escalation”.

Related Posts

Shi, furtunë dhe përmbytje, bashkia jep alarmin
Kryesore

Paralajmërimi/ Rikthehen reshjet intensive në Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë

29/01/2026
Flet kushëriri i shqiptarit që humbi jetën në aksidentin e tifozëve të PAOK-ut
Kryesore

Flet kushëriri i shqiptarit që humbi jetën në aksidentin e tifozëve të PAOK-ut

29/01/2026
Nga testi i analfabetizmit tek matura dhe minimatura, si do zhvillohen provimet këtë vit
Lajme

Ndryshojnë rregullat e Maturës Shtetërore

29/01/2026
E rëndë/ Shuhet në aksident 28-vjeçari
Lajme

I moshuari humb jetën teksa pinte kafe, dyshohet se…

28/01/2026
Alarmante/ Mbi 500 mjekë janë larguar nga Shqipëeria vitet e fundit
Lajme

Ilir Beqaj do të mbetet në qeli, Kushtetuesja rrëzon kërkesën e ish-ministrit

28/01/2026
Vendim i qeverisë: Agjencitë funerale do të hapen me licencë
Kryesore

Shkarkohet drejtori i Doganave, qeveria e emëron zëvendësministër

28/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bilanci i ri i Tiranës, bardheblutë përfitojnë rreth 1.25 milionë euro! Ndryshimi i madh në merkaton e janarit

Bilanci i ri i Tiranës, bardheblutë përfitojnë rreth 1.25 milionë euro! Ndryshimi i madh në merkaton e janarit

29/01/2026
Zyrtare, Partizani përforcohet në sulm

Zyrtare, Partizani përforcohet në sulm

29/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al