Aksidenti në Gjirokastër, ja si është gjendja e 60-vjeçarit të plagosur


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Një aksident ka ndodhur në rrugën nacionale Gjirokastër-Kakavijë. Një makinë ka aksidentuar një këmbësor.Automjeti tip Xhip me targa AA331ET me drejtues Arjanit Barjami ka përplasur 60-vjeçarin Shkëlqim Late. I aksidentuari është dërguar në spitalin “Omer Nishani” në Gjirokastër.

Ndonëse fillimisht u raportua se ishte në gjendje të rëndë, burime të Argjirolajm.net nga spitali thonë se 60-vjecari ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë disa fraktura dhe shembje në trup, por nuk është në gjendje kritike. Policia ka shoqëruar shoferin dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. 

©Argjirolajm.net