Një ditë më parë Prefektura Gjirokastër ka publikuar disa foto që tregonin punimet në rrugën e fshatit Zhulat, rrugë e cila pothuajse ka përfunduar, pasi siç dihet ky fshat ishte i izoluar që prej përmbytjeve në fillim të muajit dhjetor. Por përtej kësaj, ajo që bën më shumë përshtypje është fakti se prefekti Astrit Aliaj është kujdesur ta theksojë se rruga është ndërtuar falë një bashkëpunimi mes atij vetë, kreut të këshillit të qarkut, Armand Hila dhe deputetit Flamur Golemi. Kjo ‘nxjerr zbuluar’ në një farë mënyre kryebashkiaken Zamira Rami, e cila në kërkesën e saj për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në Gjirokastër, kishte përfshirë edhe rrugën e fshatit Zhulat si një problem më vete. Prefekti Aliaj i thotë opinionit publik: Ajo kërkon shpallje të gjendje së jashtëzakonshme, në ndërtojmë rrugën që u shërben banorëve. Raporti mes prefektit Astrit Aliaj dhe kryebashkiakes Zamira Rami është krisur në ditët e para të emergjencës së krijuar në lagjen ‘Kodra e Shtufit’. Kulmi i përplasjes ishte kur u bënë publike nga banorët e pallatit kërkesa e prefektit që kryebashkiakja të jepte dorëheqjen.
©ArgjiroLajm.net