• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Grupi kriminal me 32 të arrestuar/ Si i jepte informacion polici nga Tepelena, zbulimi i 4 laboratorëve dhe roli i agjentëve amerikanë

03/02/2019
Grupi kriminal me 32 të arrestuar/ Si i jepte informacion polici nga Tepelena, zbulimi i 4 laboratorëve dhe roli i agjentëve amerikanë

Policia e Shtetit arrestoi 32 persona dhe shpalli në kërkim 4 të tjerë, si pjesë të një grupi kriminal që pajisnin qytetarë me dokumente të falsifikuara dhe i kalonin në mënyrë të paligjshme në vendet europiane dhe jo vetëm.

Operacioni i Policisë filloi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, për t’u finalizuar në orët e pasdites me arrestimin e një pjese prej tyre, sekuestrimin e laboratorëve dhe një shume të konsiderueshme parash. Operacioni i koduar “Rruga e gabuar” është në vazhdimësi të dy operacioneve të tjera të kryera nga Prokuroria për Krimet e Rënda, ndërsa në të kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të organeve ligjzbatuese amerikane, të atashuara në ambasadën e SHBA-ve në Tiranë.

“Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe organet e tjera ligjzbatuese në vend, si dhe me ndihmën e agjentëve të Sigurisë së Shërbimit Diplomatik të atashuar në Ambasadën Amerikane (DSS), finalizuan me sukses operacionin e koduar ‘Rruga e gabuar’. Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 32 shtetas shqiptarë, mes tyre 1 punonjës policie, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas të tjerë. Nga të arrestuarit, 6 prej tyre me masë sigurie ‘Arrest shtëpie’, njoftoi Policia e Shtetit. Burime thonë se punonjësi i arrestuar i Policisë ka shfrytëzuar të dhënat nga puna e tij për të ndihmuar anëtarë të këtij grupi për të bërë të mundur trafikimin dhe falsifikimin e dokumenteve.

OPERACIONI

Rreth 250 forca policie kanë marrë pjesë në operacion, ndërsa janë zhvilluar një sërë kontrollesh në banesa të personave të vënë në pranga. Ndërkohë, kanë qenë hetimet e Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe organet e tjera ligjzbatuese kanë bërë të mundur zhvillimin e operacionit në fjalë. Gjithashtu, bëhet e ditur se pjesë e këtij operacioni, ashtu si në dy operacionet e para, është zhvilluar me ndihmën e agjentëve të Sigurisë së Shërbimit Diplomatik, të atashuar në ambasadën amerikane (DSS), shkruan Panorama.

Në kuadër të këtij operacioni u zbuluan dhe sekuestruan 4 laboratorë në Shqipëri, që shërbenin për falsifikimin e dokumenteve, pajisje të ndryshme si, skaner, fotokopje, një sasi e madhe parash kesh, certifikata, karta identiteti, një numër i konsiderueshëm dokumentesh të personave si dhe një armë zjarri automatike, kjo e fundit e sekuestruar në banesën e një prej të arrestuarve.

Sipas Policisë, operacioni u zhvillua në bashkëpunim dhe me disa prej drejtorive të Policisë në vend. Ndërkohë, arrestimet janë kryer në 13 qytete të ndryshme të vendit. “Në operacion kanë marrë pjesë Drejtoritë Vendore të Policisë në Tiranë, Durrës, Elbasan, Korçë, Fier, Vlorë, Berat dhe Gjirokastër. Operacioni u zhvillua në disa qytete të vendit, në Sarandë, Delvinë, Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Vlorë, Fier, Berat, Lushnjë, Krujë, Elbasan, Tiranë dhe Korçë” shkruan Policia.

Personat e arrestuar nga Qarku Gjirokaster jane : R.H 43 vjec nga Gjirokastra, D.S 35 vjec nga Gjirokastra, L.M 61 vjec nga Permeti, I.M 59 vjec nga Gjirokastra, S.C 55 vjec nga Gjirokastra, C.T 48 vjec nga Gjirokastra, V.GJ 50 vjec nga Gjirokastra, E,B 28 vjec nga Tepelena (punonjes policie),

Related Posts

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet e pajetë 35-vjeçarja shqiptare në Itali
Lajme

E zhdukur që prej 22 tetorit, gjendet e pajetë 35-vjeçarja shqiptare në Itali

16/01/2026
Vendimi i Kushtetueses, avokati jep detaje: Mos e dorëzoni celularin tuaj pa vendim gjykate!
Kryesore

Vendimi i Kushtetueses, avokati jep detaje: Mos e dorëzoni celularin tuaj pa vendim gjykate!

16/01/2026
Deputeti grek: Rama është bërë si Erdogan dhe Putin. Europa duhet ta ndalojë këtë që të shkojë më tej
Kryesore

Rama mbledh të shtunën kryetarët e bashkive

15/01/2026
Rregulli i ri për taksat e makinave
Kryesore

Rregulli i ri për taksat e makinave

15/01/2026
Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës: Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur!
Kryesore

Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës: Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur!

15/01/2026
Vizat amerikane për shqiptarët, ambasada e SHBA sqaron çështjen
Kryesore

Vizat amerikane për shqiptarët, ambasada e SHBA sqaron çështjen

15/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“A do ta takoj ndonjëherë?”/ Selin bisedon me Mirin për babain e saj: Nuk e di ndoshta e ke mërzitur…

“A do ta takoj ndonjëherë?”/ Selin bisedon me Mirin për babain e saj: Nuk e di ndoshta e ke mërzitur…

16/01/2026
Ish-e dashura padit Elon Musk: Krijoi imazhe intime të rreme të mia

Ish-e dashura padit Elon Musk: Krijoi imazhe intime të rreme të mia

16/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al