Zjarrfikësit grekë kanë gjetur tre kufoma të tjera në Mati, në fshatin turistik pranë Rafinës ku zjarri i fuqishëm shkretoi gjithçka. Mediat greke njoftojnë për rritje dramatike të numrit të viktimave.
164 persona janë plagosur dhe po mjekohen në spitale; 23 prej tyre janë fëmijë. Personat e zhdukur janë duke u kërkuar nga patrullat këmbësore të përbëra nga 130 anëtarë të Forcave të Armatosura dhe të zjarrfikëseve nga Rafina. Sipas autoriteteve zyrtare, gjetja e të zhdukurve po konsiderohet pjesa më e vështirë, pasi ata që kanë shpëtuar duhet të komunikojnë me numrin 199 për të të dhënë informacionin e nevojshëm.
Frika për më shumë viktima është e madhe sepse ka shumë shtëpi që ende nuk janë kontrolluar. Nga 1500 shtëpi të prekura nga zjarri, vetëm 450 prej tyre janë verifikuar deri tani. Këto janë e fundit marrë nga zona ku shpërtheu zjarri: