Rritet numri i fëmijëve të sëmurë në Gjirokastër, fluksi përballohet nga vetëm tre mjekë


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Ulja e ndjeshme e temperaturave ka shtuar fluksin e pacientëve të vegjël në pediatrinë e Gjirokastrës. Por jo vetëm nga dimri, ky fluks vjen edhe për shkak të mungesës së mjekëve specialistë në Tepelenë, Memaliaj apo Libohovë, duke detyruar pacientët e këtyre qyteteve t’i drejtohen spitalit të Gjirokastrës. I gjithë fluksi në pediatorinë e Gjirokastrës përballohet nga tre mjekë specialistë.