Rrëshqitje dheu, probleme në rrugën Tepelenë-Përmet


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Reshjet e shiut janë bërë shkak që një masiv dheu të bllokojë një kah të aksit Tepelenë-Përmet, në vendin e quajtur Sajmolë. Qarkullimi i makinave në këtë pikë është vështirësuar. Mësohet se Autoriteti Rrugor Shqiptar në Gjirokastër ka ndërhyrë për pastrimin e rrugës, por rreziku mbetet evident për shkak të rrezikshmërisë që paraqet shpati i malit ku kalon rruga.