Rrëfimi i babait nga Saranda: Fjalët e fundit që më tha djali para së të vetëvarej në banjë

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e djeshme në Sarandë, ku një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës, duke u varur me kabull elektrik në tualetin e shtëpisë në momentin që ndodhej i vetëm në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjashtë të Sarandës. Viktima, Arsen Dauti, mësohet se kishte tentuar edhe disa herë të tjera që të vetëvritej.

Ishte pikërisht babai i tij që gjeti të pajetë 47-vjeçarin dhe më pas lajmëroi policinë për atë që kishte ndodhur të dielën, rreth orës 09:50. 76-vjeçari, Skënder Dauti, tha për policinë se e gjeti djalin të varur në tualetin e shtëpisë së tij, kur në banesë nuk ndodhej askush tjetër, pasi gruaja e viktimës gjendej në punë në ato momente.

Me të marrë njoftimin policia shkoi në vendngjarje, ku fillimisht 47-vjeçari shfaqi shenja jete dhe u transportua me shpejtësi për ndihmë mjekë- sore në spitalin e Sarandës. Sipas deklarimit të mjekëve, 47-vjeçari ka mbërritur i pajetë në spital.

Dëshmia e babait

Mëngjesin e së dielës, tregon i ati i tij, Skënderi u kishte dhënë edhe lamtumirën, duke i përqafuar për herë të fundit prindërit e tij.

“Erdhi në shtëpi (se ai banon veç nga ne me gruan e vet) dhe na përqafoi të dyve, duke na thënë ‘Ejani t’ju takoj se nuk do të shihemi më’. Na përqafoi dhe iku. Fillimisht nuk ia vura veshin për çfarë tha, pasi mendova se kështu kishte bërë edhe herë të tjera. Megjithatë, diçka më nxiti t’i shkoja pas. Shtëpia e djalit është rreth 800 metra larg nga e imja. Kur shkova në shtëpinë e tij e gjeta të varur”, tregon babai i viktimës.

Njoftimi i policise

Rreth orës 09:50, në fshatin Gjashtë të Sarandës dyshohet se është vetëvarur shtetasi A.D., rreth 47 vjeç.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se ngjarja ka ndodhur në banesën e tij, ku shtetasi A.D, është gjetur i vetëvarur me kabull elektrik nga familjarët e tij dhe pasi është nisur drejt Spitalit të Sarandës për ndihmën e parë ka ndërruar jetë rrugës për atje.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me bashkëshorten për motive të dobëta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave.

 

Sondazh: Votoni personazhin e vitit 2018 në Gjirokastër (lista me 10 kandidatë)

Leave a Reply

Your email address will not be published.