Roland Milo, i arrestuar nga Policia për vrasjen e shokut të tij Sokol Ramës ka pranuar krimin. Burime policore thanë se ai e ka bërë këtë pohim pasi është vënë përballë provave të krimit, armën tip “Kallshnikov” dhe gjumët në rrobat e viktimës
32-vjeçari Sokol Rama u gjet i vrarë në malet e Këlcyrës me 19 shkurt. Ai ishte ekzketuar dhe ishte hedhur në një humnerëm, ndërsa në zonë ishte braktisur edhe makina e viktimës që ishte denoncuar i zhdukur që më 6 shkurt.
Roland Milo u arrestua në Vaqarr të Tiranës në shtëpinë e motrës së tij ndërsa është dërguar para grupit hetimor në Gjirokastër. Por sipas burimeve ai ka dhënë detaje mbi arsyet e vrasjes së shokut, me të cilin dyshohet se ishte i përfshirë në veprimtari kriminale.
Dyshimet e policisë janë se ata kanë trafikuar së bashku një sasi lëndë narkotike drejt Greqisë, ndërsa për këtë dyshohet të këtë lindur edhe konflikti. Rama humbi kontaktet më 6 shkurt, ndërsa dyshohet se ai mbante me vete edhe një shumë prej 10 mijë eurosh. ndërkohë, tre ditë më vonë edhe shoku i tij tashmë nën akuzë për vrasje ishte fshehur në Tiranë.