Komisioni Qendror i Zgjedhjeve këtë të diel do të ketë në rendin e ditës edhe verifikimet e deklarimeve të kandidatëve për kryetar bashkie si dhe për anëtarët e këshillit bashkiak.
Në këtë mbledhje do të verifikohen kandidatët për këshillin bashkiak të Himarës, Vasillaq Harilla Bollano i cili është kandidat i pavarur për këtë post si dhe Silva Jorgji Burbo, po kështu kandidate e pavarur. Vasil Bollano ka drejtuar Bashkinë Himarë deri para 8 vitesh.
Ai njihet gjerësisht si një nacionalist grek dhe që shpesh ka nxitur provokime në Himarë që i nuk shërbejnë fqinjësisë së mirë mes dy vendeve dhe dëmtojnë minoritetin në vendin tonë.