Rikandidimi i Zamira Ramit në Bashkinë Gjirokastër, Bejko: Kryetarja do na nderojë shumë me largimin e saj…


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak Gjirokastër ka patur debate mes kryebashkiakes dhe këshilltarëve të PD-së. Pasi Zamira Rami prezantoi realizimet e vitit që po mbyllet, fjalën e ka marrë këshilltari Roland Bejko. Ai tha se tashmë vetë Rami e ka pranuar që s’ka ambicje për një mandat të dytë.

“Sesi është gjendja në këtë qytet ne të gjithë këtu jemi, e shikojmë vetë. Jemi të gjithë të pakënaqur, se po të ishim e kënaqur edhe vetë nga kryetarja do kishim dëgjuar ambicjet e saj për një mandat të ri. Me aq sa kemi dëgjuar në qytet, por siç e tha edhe vetë ‘faleminderit shumë se ky është buxheti i fundit që kalojmë së bashku’, ajo s’do një mandat të dytë. Kryetarja e bashkisë do na nderojë shumë me largimin e saj”, u shpreh Bejko, ndërsa s’pati reagim prej Zamira Ramit.

Me ç’duket PD Gjirokastër nuk e mirëpret një rikandidim të mundshëm të Zamira Ramit nga koalicioni opozitar. Krisja në fakt erdhi pasi ajo refuzoi që të bënte pjesë të ‘tepsisë’ njerëzit e PD-së. Kujtojmë se përpara disa kohësh, Roland Bejko, në cilësinë e kreut të PD-së, i kërkoi Zamira Ramit ndarjen e pushtetit në Bashkinë Gjirokastër.

©Argjirolajm.net