Restaurimi i Pazarit të Gjirokastrës, Zamira Rami dhe Vjollca Koko japin tituj nderi për anëtarët e Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (FOTO)

Sot gjatë ceremonisë së përfundimit të restaurimit të Pazarit Historik, Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës vlerësoi me titullin “Qytetar Nderi” gjithë anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit Shqiptaro-Amerikan Për Zhvillim, i cili bashkë me qeverinë shqiptare kryen këtë investim të rëndësishëm.

Për të dhënë titujt e nderit për drejtorin e fondacionit, Michael Granoff dhe anëtarët e bordit, u ngjit në podium kryebashkiakja Zamira Rami dhe kryetarja e Këshillit Bashkiak, Vjollca Koko. Rami gjatë fjalës së saj vlerësoi këtë investim si strategjik për Gjirokastrën, që ndihmon jo vetëm në ruajtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore, por edhe në zhvillimin e turizmit.

© ArgjiroLajm.net