Restaurimi i kalldrëmeve në Gjirokastër, bashkia njofton bllokimin e qarkullimit në rrugë

Bashkia Gjirokastër njofton bllokimin e qarkullimit në një pjesë të zonës historike, për shkak të punimeve restauruese.

“Në kuadër të investimit për rehabilitimin e infrastrukturës dhe restaurimit të kalldrëmeve në #QendrënHistorike do të bllokohet qarkullimi i aksit #QafaPazarit – #HotelKalemi2. Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të automjeteve për bllokimin e përkohshëm të këtij aksi”, thuhet në njoftimin e bashkisë.

Afro 140 milionë lekë është fondi i mundësuar nga Banka Botërore i cili do të investohet për restaurimin e kalldrëmeve karakteristikë në Gjirokastër në kuadër të programit “Për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin” që Fondi Shqiptar i Zhvillimit zbaton që prej vitit 2017 në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Turizmit, bashkitë Berat, Përmet, Gjirokastër dhe Sarandë, si dhe aktorë të tjerë interesi.

©ArgjiroLajm.net