Reshjet rikthejnë frikën e përmbytjeve në Gjirokastër, vërshon uji te ‘Ura e Lumit’

Reshjet intensive të shiut që ranë pasditen e së martës gjatë orëve të mbrëmjes rikthyen frikën e përmbytjeve në Gjirokastër. Prezencë më të lartë uji pati në vendin e quajtur ‘Ura e Lumit’, duke krijuar disi vështirësi për qarkullimin e automjeteve. Gjirokastra u godit nga përmbytjet në fillim të muajit dhjetor dhe janar. Dëmet materiale ishin të shumta, sidomos në infrastrukturën rrugore dhe në banesa të disa lagjeve.

©ArgjiroLajm.net