• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Reportazh nga Lazarati/ Çfarë po ndodh në fshatin e mëkatit?

26/04/2018
Lazarati “kërcënon” PD-në: Bojkotojmë zgjedhjet nëse na sillni këta kandidatë për deputetë

Nga Daniel Muçaku dhe Isa Myzyraj

Lazarati, ose fshati i mëkatit, dikur  ishte perandoria e prodhimit të hashashit. Ishte qershori i vitit 2014 kur qindra forca të policisë, në një aksion të mirëorgznizuar dhe mirëmenduar, hynë në fshatin më të famshëm shqiptar dhe i dhanë fund drogës “Made in Lazarat” e bashke me të edhe famës së fshatit.

Një dite prilli, sapo mbërrijmë në Gjirokastër, personi i parë që takojmë është një taksist, dhe rrugës për në Lazarat, ai na jep edhe këshillat e para, “Në fakt banorët nuk janë shumë miqësorë me gazetarët”,-thotë taksisti, dhe shton se, “ Nuk mund të përmendni partitë politike atje, edhe pse na vë në dijeni se fshati është pothuajse i gjithi me PD”.

Dalim nga Gjirokastra, dhe nisemi drejt Kakavijës, por ecim vetëm disa kilometra nga qendra e qytetit dhe kthehemi në të djathë, ku tabela shkruan “Lazarat”.

Duke u ngjitur rrugës për të shkuar në qendër të fshatit, ajo që të bie në sy  ishin padyshim vilat të gjitha më shumë se dy katërshe, të ngritura me një arkitekturë mjaft moderne dhe të rrethuara me mure të larta rreth e rreth oborrit të tyre, mure jo të zakonshme, mure këto që dikur shërbenin për të fshehur atë që ndodhte brenda atyre shtëpive.

Arrijmë në qendrën e fshatit, ku qetësia, dhe një heshtje mbytëse mbizotëron. Vërdalle shikoje vetëm makina luksoze që lëviznin, dhe në një kafe takuam dy policë.

Policët na ftojnë në kafe  dhe na shpjegojnë se qëndrojnë aty gjatë gjithë kohës

Ne i pyesim se si jetohet në Lazarat, me çfarë merren banorët? Dhe një lazaratas përballë  meje ndërhyn menjëherë me një ton të lartë zëri, “Si të jetojmë? Në varfëri, me bagëti. Jetojmë si mos më keq, po ikin të gjithë”.

Fillojmë duke lëvizur nëpër fshat, dhe herë pas here shihje mure në të cilat është shkruar “Fuck policia, Love Lazarat” apo “I’m killer”.

Ndalemi tek një zotëri i cili po rregullonte pompën e ujit e cila furnizonte e gjithë fshatin dhe që atë ditë ishte e prishur.

“Me çfarë jetojnë banorët këtu në Lazarat?”,-pyes unë zotërinë. “Ishte një herë Lazarati, nuk është më”,- më përgjigjet shkurt dhe qartë i moshuari.

“Lazarati është si gjithë Shqipëria, biles më keq sepse neve na kanë vënë përpara”,-thotë një tjetër.

Në Lazarat nuk mund të bëjë askënd për të folur për të kaluarën, nuk u nxirrje dot asnjë fjalë pasi ata flisnin vetëm për varfërinë, papunësinë dhe ikjet masive drejt Kanadasë.

Sapo shikoje Lazaratin nga kafeja e katit të tretë e lokalit, shihje shtëpi e makina luksoze, por të gjithë flisnin për varfërinë.

E pyetëm një djalë rreth të 20-tave, se pse ka kaq shumë varfëri por ka dhe luks nga ana tjetër? “Sepse shtëpitë e makinat i blemë dikur, tani na kanë ngelur aty, por as shtëpia e as makina luksoze nuk të japin për të ngrënë”,-shprehet ai, si për të treguar që të gjithë banorët janë “nostalgjikë” për kohën e shkuar, kohën e drogës.

Ata nuk pranojnë kamera, gazetare. “Eh mor bir, gazetarët flasin e fjala merr dhenë, kështu mori dhenë nami keq për Lazaratin- thotë një i moshuar qe me dy fjale na tregon thelbin e fshatit:

Bënë djemtë tanë cigaret? U bëmë me para.

Na i mori Fino, s’kishte më para.

Bënë djemtë tanë hashash? Bëmë para. Na i mori Tahiri. Ja ku jemi tani.”

Po Lazarati është mbijetues. Aq shume heshtje, tregon se një ide e re po lind ne fshat. Lazarati është fshati që nuk dorëzohet./dritare.net

 

Related Posts

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra
Lajme

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

02/07/2025
25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë
Kryesore

25 mijë fishekët e trafikuar nga Shqipëria… për dasmat në Kretë

02/07/2025
“Shenjti fluturoi nga Qerbelaja”, e vërteta e varrit të Abaz Aliut në malin e Tomorrit (VIDEO)
Lajme

“Shenjti fluturoi nga Qerbelaja”, e vërteta e varrit të Abaz Aliut në malin e Tomorrit (VIDEO)

01/07/2025
Rinumërimi në Fier, “nami” me votat e “trafikuara”. Ceno Klosi kishte rreth 1 mijë më tepër, Zegjineja 60 më pak
Kryesore

Rinumërimi në Fier, “nami” me votat e “trafikuara”. Ceno Klosi kishte rreth 1 mijë më tepër, Zegjineja 60 më pak

01/07/2025
Të pathënat e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit/ Flet dervish Hasan Cakranji (VIDEO)
Kryesore

Të pathënat e pelegrinazhit në Malin e Tomorrit/ Flet dervish Hasan Cakranji (VIDEO)

01/07/2025
Kryesore

Sherr me grushta në Sarandë

01/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

Henri, krokodili që sfidon moshën, ende në rritje pas dekadash

02/07/2025
E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

E rëndë në Londër! Pema bie mbi 5 fëmijë shqiptarë, humb jetën 7-vjeçarja, në gjendje të rëndë e motra

02/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al