• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Del raporti i DASH: Shqipëria vend tranzit për drogërat e forta dhe burim kryesor i kanabisit

29/03/2019
Del raporti i DASH: Shqipëria vend tranzit për drogërat e forta dhe burim kryesor i kanabisit

Korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve dhe fshehjen e krimeve financiare.

Këto konkluzione iu paraqitën të enjten, 28 mars 2019, kongresit amerikan përmes një raporti me dy vëllime të përpiluara nga DASH nëntitullin

Raporti strategjik i luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve.

Në pjesën për Shqipërinë, DASH thotë se ky vend mbetet një vendburim për prodhimin e kanabisit si dhe ka marrë rolin e një nyje tranzitore për kokainën dhe heroinën me prejardhje nga Amerika Jugore dhe Azia. 

Në këtë raport që mbulon vitin 2018, Departamenti i Shtetit thotë se tranziti i kanabisit si dhe i drogave të forta komandohet kryesisht nga elementë të krimit të organizuar që transferojnë droga të paligjshme nga vendet burim për në tregjet evropiane.

Vëllimi i konfiskimeve të drogës dhe arrestimet e lidhura me drogën në vitin 2018, thuhet në raport, ishin me rëndësi, të nxitura kryesisht nga bashkëpunimi i organeve ligjzbatuese me partnerët ndërkombëtarë, presioni ndërkombëtar në rritje dhe përpjekjet e Shqipërisë për të hyrë në Bashkimin Europian.

Sipas raportit, roli i Shqipërisë si burim apo treg për droga të paligjshme përtej kanabisit është i vogël, por ka pasur një rritje në konfiskimet e kokainës që kalon nëpër Shqipëri për në Europë, përveç zbulimit të laboratorëve të përpunimit të heroinës dhe kokainës në Shqipërinë veriore dhe qendrore. “Grupet kriminale shqiptare e trafikojnë kokainën dhe heroinën drejt tregjeve evropiane nga vendet burimore në Amerikën e Jugut dhe Azi.”

Në raport thuhet se korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes e kufizon efektivitetin e përgjithshëm të luftës kundër narkotikëve.

Korrupsioni zyrtar, thuhet aty, është i përhapur dhe nxit një mjedis në të cilin trafikantët e drogës janë mjaft të aftë të veprojnë pa u ndëshkuar.

Sipas raportit, përpjekjet për të çrrënjosur kanabisin dhe ndjekur penalisht kultivuesit e tij kanë qenë të gjera, por jo kudo njëlloj, dhe ndërhyrja në infrastrukturën e trafikimit të drogës që është krijuar gjatë dy dekadave përbën një sfidë.

Raporti thotë se shkalla e lartë e papunësisë dhe sundimi i dobët i ligjit kanë krijuar një ambient ideal për grupet e krimit të organizuar që shkaktojnë problemin e kontrollit të drogës në Shqipëri.

PASTRIMI I PARAVE

Në pjesën e raportit për pastrimin e parave, Departamenti i Shtetit thotë se gjatë vititt 2018 qeveria e Shqipërisë nuk bëri përparim të rëndësishëm për parandalimin e pastrimit të parave dhe krimeve financiare. Si shkak për këtë, raporti e ve gishtin te korrupsioni, rritja e rrjeteve të krimit të organizuar dhe institucionet e dobëta ligjore dhe qeveritare.

Në raport thuhet se ekonomia e vendit operon në masë të madhe me cash dhe në mënyrë informale, me hyrje të konsiderueshme të parasë nga jashtë në formë të dërgesave të emigrantëve. Krimet që gjenerojnë më shumë para në Shqipëri janë trafikimi i drogës, evazioni fiskal dhe kontrabanda, sipas DASH.

Elementë të tjerë me rëndësi në këtë aspekt, sipas raportit, janë falsifikimi, kontrabanda e armëve dhe trafikimi i qenieve njerëzore.

Shqipëria, thuhet në raport, shërben si bazë operacionesh për grupet e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.

Reformat e fundit në drejtësi, verifikimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve për korrupsion dhe për lidhjet me krimin e organizuar si dhe krijimi i një task-force policore që synon aktivitetet e krimit të organizuar, thuhet në raport, kanë krijuar një trajektore pozitive që Shqipëria të trajtojë çështjen e pastrimit të parave dhe të krimeve financiare.

Megjithatë, përfundon raporti i DASH, korrupsioni i përhapur përbën një sfidë për zgjidhjen e tyre.

Raporti vjetor për strategjinë e luftës ndërkombëtare kundër narkotikëve, i kërkuar nga Kongresi dhe i ndarë në dy vëllime, vlerëson përpjekjet e qeverive të huaja për të reduktuar prodhimin, trafikimin dhe përdorimin ilegal të drogës, si dhe punën e tyre për të luftuar pastrimin e parave që lidhen me trafikimin e drogës.

Raporti nisi të botohej në vitin 1986 dhe publikimi i tanishëm mbulon vitin kalendarik 2018.

Related Posts

Vrasja e shqiptarit në Greqi/ Arrestohet 22-vjeçari: Pronari grek më ngacmoi
Kryesore

Vrasja e shqiptarit në Greqi/ Arrestohet 22-vjeçari: Pronari grek më ngacmoi

15/10/2025
Aeroporti i Vlorës/ Behgjet Pacolli nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, shërbimet partnere nxitën lëvizjen
Kryesore

Aeroporti i Vlorës/ Behgjet Pacolli nën hetim nga Prokuroria e Tiranës, shërbimet partnere nxitën lëvizjen

15/10/2025
Prej të hënës ndalohen monopatinat në Shqipëri
Kryesore

Prej të hënës ndalohen monopatinat në Shqipëri

12/10/2025
Daku rrit vlerën me 5 milionë, e ndjekin Mitaj me Ismajlin/ Kuqezinjtë në progres, 13 emra fitojnë terren gjatë një viti
Kryesore

Ndarja në vazo, ja rivalët e mundshëm të Shqipërisë në fazën Play Off të Botërorit

12/10/2025
Aksident në Këlcyrë, 5 të plagosur
Kryesore

Aksident në Këlcyrë, 5 të plagosur

12/10/2025
E premtja e zezë në Shqipëri/Si humbën jetën 11 persona dje në Shqipëri në mënyrë tragjike
Kryesore

Aksident në Memaliaj, shoferi i dehur përplaset me një makinë tjetër

12/10/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Parashqevi Simaku thyen heshtjen: Mjaft me shpifje, Zoti do e nxjerrë të vërtetën

Parashqevi Simaku emocionon me mesazhin për djalin e saj, Luke: Largësia s’e zbeh dashurinë e një nëne!

15/10/2025
Shoot-i me Justin Bieber, Kim Kardashian: Nuk do e bëja më kurrë!

Shoot-i me Justin Bieber, Kim Kardashian: Nuk do e bëja më kurrë!

15/10/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al