Reagon Shpëtim Idrizi: Greku që terrorizoi Dropullin është ekstremist i Agimit të Artë. Ka marrë zemër nga ‘Rilindasit’ e rinj

Pas sulmit të 35-vjeçarit grek, Kostandinos Kaçifas, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet. Është kryetari i partisë që përfaqëson çamët, i cili shprehet se Kaçifas ësthë ekstremist i Agimit të Artë, por që ka marrë zemër nga ‘Rilindasit e rinj’. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet: ‘Ky është ekstremisti i Agimit të Artë Konstatinos Kacifas, që Policia na e paraqet si të pirë. Nga kërkimet me dron u ndje era e pijes?!’

Më tej Idrizi shkruan:

‘Ndal relativizimit, por të arrestohen dhe të ndalohen ekstremistët e Agimit të Artë dhe ‘trimoshat e Vorio-Epirit’, të cilët kanë marrë zemër nga Rilindasit e rinj, që për turp po ngrenë varrezat e atyre që erdhën si pushtues duke fyer shqiptarë’. Ndërsa shton: ‘Por kanë harruar mijëra të vrarë, masakruar dhe të shpërngulur që presin të prehen në një varrezë, si për çdo njeri në këtë tokë’.