Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se 85% e shqiptarëve refuzuan votimet moniste dhe kryeministrin Edi Rama.
Në një postim në “Facebook”, Kryemadhi e përshëndet Ramën në anglisht, duke i thënë mirupafshim.
“85% e shqiptarëve refuzuan sot votimet moniste të Edi Ramës. Refuzuan premtimet boshe. Refuzuan Ramën.
Kjo e sotmja është një fitore për demokracinë shqiptare! Pjesëmarrja ekstremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri si dhe një goditje kundër diktaturës së Ramës. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve
P.S: Sado që ti mbushësh kutitë, shqiptarët të refuzuan. Bye bye Edi ”, shkruan Kryemadhi.