Vjehrri i Klement Balilit, Avni Veizi, reagoi ashpër lidhur me kontrollin surprizë që ndërmori policia pasditen e sotme në banesën e tij. I kontaktuar nga “News24”, Veizi u shpreh se në banesën e tij policia u fut pa vendim gjykate dhe pa prezencën e tij, dhe se i ishin grabitur sende me vlerë. Banesa e Avni Veizit ndodhet në lagjen “Papuci”, në Delvinë, rreth orës 17:20 minuta. Dhëndri i Veizit, Klemend Balili, i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit”, është shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.