Raporti/ Universiteti i Tiranës ndër më të dobtët, kurrikula të vjetra e plagjiaturë

Kur jemi në prag të nisjes së vitit të ri akademik, debate për cilësinë e universiteteve në vend kanë pushtuar opinionin publik. Sipas Agjencisë Britanike të Sigurimit të Cilësisë, Universiteti i Tiranës renditet ndër më të dobtët. Në raportin e bërë publik nga kjo agjenci, UT i përmbush pjesërisht 5 kushtet kryesore për një universitet cilësor.

Gjithashtu, kjo agjenci rendit edhe mangësitë që ka ky universitet. Programet e vjetra mësimore, proces i mangët, vlerësim i pasaktë i studentëve, mungesë në tekste shkollore apo aksesi në biblioteka dhe burime të pamjaftueshme për kërkimin shkencor, janë disa nga mangësitë më flagrante që luajnë rol parësor në nxjerrjen e brezave të rinj.

Nisur nga këto mangësi, bordi i akredidimit i bën disa rekomandime UT për vitin e ri akademik 2017-2018.

Universiteti duhet të zbatojë një qasje gjithëpërfshirëse të qëndrueshme dhe të dokumentuar për vlerësimet periodike të performancës dhe aftësive të stafit, si dhe të rishikojë të dhënat e programeve të studimit për të siguruar që është aktual, korrekt dhe në përputhje me kërkesat ligjore. Mungesa e misionit dhe objektivave të qarta janë vënë në pah si dobësi dhe rekomandohet të përmbushet në kohë rekord. Niveli i ulët i performancës së universitetit ka shkaktuar zemërimin edhe të studentëve që i kanë besuar të ardhmen e tyre. Në shenjë proteste, një grup studentësh kanë vënë një banderolë në hyrje të rektoratit të UT-së me mbishkrimin: Ulu 4, turp!”. – shkruhet ndër të tjera në raport.

EKIPI I KONTROLLIT GJETI DOBËSITË E MËPOSHTME:

  1. Mungesën e një deklarate të qartë të misionit të Universitetit dhe objektivave në Statut, të miratuara në 2009 dhe vonesa në zhvillimin e një Statuti të rishikuar, që merr parasysh ligjin për një edukim më të lartë të vitit 2015.
  2. Mungesën e zhvillimit të një strategjie aktuale, të kohëve të fundit dhe të plotë Një raport vjetor nuk i është paraqitur ministrisë për vitin 2016
  3. Mungesa e një tregu kërkimor të nivelit institucional, për të përforcuar misionin dhe qëllimin e Universitetit.
  4. Mungesa e provave për një qasje gjithëpërfshirëse, të qëndrueshme dhe të dokumentuar për vlerësimet periodike të performancës dhe aftësive të stafit
  5. Përmbajtje kontradiktore të uebsajtit, stilit dhe formatit, mungesën e zhvillimit të sektorëve kryesorë dhe sigurinë në shqip
  6. Presion i vazhdueshëm në ambientin dhe infrastrukturën për performancën shkencore dhe akademike
  7. Të dhënat e programeve të studimit janë të vjetra, përmbajnë kopje dhe mungesën e dokumentacionit ligjor
  8. Lëvizshmëri e ulët e studentëve nëpër programe europiane
  9. Mungesa e një sistemi moderimi të qartë dhe prova me dokumente, që do të siguronte aksionerët se proceset e vlerësimit janë të vlefshme, të sakta dhe të drejta
  10. Mungesa e një politike formale mbi plagjiaturën dhe shkelje të tjera akademike
  11. Mungesa e një politike të qartë dhe dokumentuar të Universitetit mbi garancinë e cilësisë së programeve të studimit
  12. Mungesa e një strategjie formale kërkimore për të drejtuar prioritetet
  13. Sigurim dhe akses i pamjaftueshëm si në tekste librash, ashtu edhe në materiale online
  14. Mungesa e një politike të qartë për të ushtruar qasje parandaluese dhe kuruese për të përmirësuar shëndetin e studentëve
  15. Nuk janë mbajtur të dhëna statistikore mbi punësimin e të gjithë të diplomuarve

Leave a Reply

Your email address will not be published.