Kryeministri Edi Rama njoftoi mbylljen e mbledhjes dy ditore me ministrat e rinj në një resort në Llogara.
Kreu i qeverisë postoi në Twitter edhe një koment mbi rezultatet e këtij takimi maratonë.
Ai ka zbuluar edhe vendimin e parë që do të marrë qeveria “Rama 2” sapo të hynë në zyrë.
“Mbyllëm diskutimin maratonë me skuadrën e re qeverisëse. Vendimi i parë i qeverisë do të jetë shpallja e vitit 2018 VITI I SKENDERBEUT” – shkruan Rama në rrjetet sociale.