Rama tregon si të gjeni ‘mikun’ për punët me shtetin

Na ndiqni në Facebook dhe Instagram:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Kreu i qeverisë Edi Rama mori pjesë në aktivitetin e radhes me qellim sensibilizimin e njerezve qe ti drejtohen Platformës se Bashkëqeverisjes, sa here qe ata gjejne pengesa ne administrate.

Gjate ketij takimi, kreu i qeverisë tha se platforma hyn “mik” për çdo person që ka një hall. “Përtej kënaqësisë që çdo njeriu i japim fjalët e mira, platforma e bashkëqeverisjes nuk është kontribut personal por është sistem i shkëlqyer që ka kapërcyer epokën e vjetër të zyrave të ashtuquajtura marrëdhënie me publikun. Që s’kanë bërë as 1/100 e punës që po bëjmë ne. Platforma të gjen “mikun” që të të zgjidhë punë’, tha Rama

Rama nenvizoi se denoncimet duhet të bëhen te “shqipëriaqëduam.al” dhe jo te Facebook-u i tij, apo ndonjë adresë tjetër.

Sondazh: Votoni personazhin e vitit 2018 në Gjirokastër (lista me 10 kandidatë)