Edhe pse vendi po kalon ditë mjaft të vështira për shkak të tërmetit katastrofik të 26 nëntorit, kryeministri Edi Rama sërish nuk ka kursyer batutat.
Në shoqërinë e ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, Rama ka shkuar sot në fshatin Dedej të Vorës, ku ka parë nga afër ecurinë e punimeve në një banesë.
Gjatë bashkëbisedimit me banorët, kreu i qeverisë nuk i kurseu batutat, as për ministren Balluku, që me humor e quajti “shejtani më i madh”.
“Kjo është shejtani më i madh, po e tha e bo. Njëshi është. Unë jam dyshi pas saj”-tha Rama.
Ndërkohë, një vogëlush i ka kërkuar Ramës që dhe ai të ketë fatin e kësaj familje, dhe vajzës së tyre të vogël Pamela, që dhe ai të bëhet me shtëpi të re. Ndërsa Rama i premton atij se dhe shtëpia e tij do të ndërtohet.
“Po pra, Pamela e ka bo. Do ta bëjmë dhe ty mos u mërzit”-iu përgjigj Rama.