Rama tallet me Bashën: Lulit i ka ngelur ora, se zemrekët i ka Saliu


Na ndiqni në Facebook, Instagram dhe Youtube:
  • Facebook
  • Instagram
  • Youtube

Rama akuzoi kryedemokratin Basha, se ashtu si në kohën kur qeveriste Tiranën, ora i ka mbetur në vend. Edhe pse nuk donte t’i përmendte emrin, madje u sigurua ta thotë këtë, Rama tha se Basha vijon ta ketë orën e ngelur, pasi zemrekët i ka Saliu.

“Kur ky që ka marrë rrugët drejtonte Tiranën, sahati nuk punonte. As atë nuk e shihte se i kishte ngel ora, e vijon ta ketë të ngelur, se zemrekët i ka saliu si ka, e më falni që i përmenda emrin se s’dua t’i përmend emrin atij. Shikoni Bashkitë që kanë drejtuar ata, shikoni Shkodrën e kanë qeverisur për 30 vjet, për 4 vjet ne bëmë në Vlorë,atë që ata se bënë për Shkodrën për 30 vjet. Sepse janë dembelë e të paaftë”, tha Rama.