Nga Shkodra, kryeministri Edi Rama, këtë herë nuk ka përsëritur ftesën për dialog me opozitën e bashkuar në favor të zgjidhjes së krizës politike.
Rama u shpreh se “nuk ka për çfarë të bashkëpunojë”, duke shtuar se “kjo histori është e përsëriur”. Ai kujtoi protestën opozitare dy vite më parë kur Lulzim Basha “u ngujua” në “çadrën e lirisë”.
“Për se të bashkëpunojmë me opozitën, që të ulim volumin e grasos, që të mos hipin më në shtylla”, ironizoi Rama.
“Ne këtu ishim dhe dy vjet më parë Luli m’u fut në çadër poshtë penxheres, vinte më këndonte hymnin që në mëngjes. Mblidhte ata turistët, mbante fjalimin pastaj ikte ia fuste gjumit e ata pinin birra. Sa i jam lutur Lulit dy vjet më përpara, nuk i jam lutur gjithë njerëzve bashkë në jetën time. Dhe si përfundim mori gjithçka kërkoi. Ramë dakort në rregull, u bën zgjedhjet, zgjedhje më të qeta, më të rehatshme dhe morëm shumicën. Tani faji im është që nuk shkojnë socialistët te Luli por vijnë demokratët te unë?”, tha kryeministri Rama.