Kryeministri Edi Rama ka vijuar fushatën zgjedhore dhe pas anulimit të datës së 30 qershorit nga presidenti Ilir Meta. Rama u shpreh nga Divjaka se vendimi i Metës për anulimin e datës ka zbardhur plotësisht planin shkatërrues.
Ndërsa theksoi se zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor, Rama tha se pas këti vendimi u kuptua se ku “fle vërtet lepuri”.
Lidhur me deklaratat e Metës se kishte informacion nga agjencitë ligjzbatuese për trazira në 8 qershor, Rama ironizoi presidentin duke thënë se i vetmi informacion që i ka marrë për këtë cështje ka qenë filxhani i Monika Kryemadhit.