Kryeministri Edi Rama tha se Shqipëra mund të shpëtojë nga shit-blerja e votave vetëm kur LSI mos hyjë në zgjedhje. Nga foltorja e Kuvendit, ai duke iu drejtuar opozitës i tha se gjysmën e punës e kanë bërë që kanë dalë në rrugë, gjysmë tjetër është të shkojnë në shtëpi.
“Kanë dalë në rrugë dhe thonë ju blini vota. Ndërkohë ne në 2017, një problem kishim, si të ruanim votat se do na i blejë fallxhorja. Kur është fol për blerje votash, nuk kemi pasur problem PD, por kemi pasur problem simotrën tonë, LSI. Tani del daja Titi dhe këndon këngën të shpëtojmë Shqipërinë nga ata që na blejnë votat…po shpëtojeni pra, gjysmën e punës e keni bërë, keni dalë në rrugë tani nga rruga shkoni në shtëpi dhe Shqipëria ka shpëtuar. Mjafton kaq! Bëheni provë, të rrijë LSI një turn pushim dhe mos hyjë në zgjedhje nuk ka blerje votash, nuk ka shitje votash, se nuk ka kujt tja shesësh, nuk ka kujt tja blesh. Behni pra! DO shpëtojmë Shqipërinë nga blerja e votave”, tha Rama.