Ish drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako është emëruar si këshilltar për Çështjet e Emergjencave i ministres së Mbrojtjes, Olta Xhacka. Ai u largua nga drejtimi i policisë, me propozim të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj në janar të këtij viti. Cako ishte në krye të uniformave blu prej gati dy tre vitesh. Opozita e ka akuzur shpesh si të përfshirë në kultivimin dhe trafikun e drogës bashkë me ish-ministrin Saimir Tahiri.